BSS - Buy Smart Store logo

iPhone 11 Pro VS iPhone 12 Pro Max

Iphone 11 Pro vs Iphone 12 Pro Max

Mos u nxito! Nëse po mendon të zgjedhësh midis iphone 11 Pro dhe 12 Pro Max shiko njëherë se cili të përshtatet më shumë…

Njerëzit nxitojnë të blejnë një telefon. Më pas pendohen shpejt pasi telefoni nuk kishte karakteristikat që prisnin. Informohu dhe bli me siguri të plotë se po merr atë ç’ka porosite.

Asgjë më shume, Asgjë më pak. Fiks ashtu sic e do ti.

Shpesh përdorues besnik të iphone-ve ndahen në dy kategori. Të parët duan të ndërrojnë telefonin çdo vit, sa herë që del një model I ri. Të tjerët mendojnë se është e panevojshme të ndërrohet telefoni pa kaluar një numër I konsiderueshëm vitesh. Pse? Se fundja në shumë gjëra të vogla ndryshojnë.

Pavarësisht se në cilin grup e gjen veten, sot je këtu për të gjetur ndryshimet mes 11 Pro dhe 12 Pro Max. A ja vlen të kalosh nga iPhone 11 Pro ne iPhone 12 Pro Max ? Cilin të zgjedhësh nëse je në mëdyshje mes të dy smartphone-ve? Lexo më poshtë dhe vendose ti vetë se ç’është më e mira.

Ndryshimet e përgjithshme mes tyre nuk janë shumë “WOW”. Të dy janë versione shumë të reja të telefonave iPhone. 11 Pro ka dalë në treg në 10 shtator të 2019, ndërsa 12 Pro max më 13 nëntor 2020. Gjithësesi nëse je I apasionuar pas telefonave, patjetër që do të gjesh ndryshime thelbësore në mënyrën si funksionojnë këto dy smartphone-a.

Më poshtë krahasimi është bërë në varësi të 10 specifikave kryesore që dallojnë këto dy smartphone-a nga njëri-tjetri. Përkatësisht: ekrani, lidhja në rrjet ,kamera, çipi Bionik, kohëzgjatja e baterisë, Face ID, Materiali, Kohëzgjatja e rezistencës nga thellësia në ujë e telefonit, karikuesi dhe sigurisht nuk mund të mungonte cmimi.

Ekrani

Ekrani në 11 Pro është 6.1″Liquid Retina HD. Ndërsa në 12 Pro Max është 6.7″Super Retina XDR.

Liquid Retina, vetë nga emri mund të dallosh se është një ekran me kristal të lëngshëm. Liquid Retina është një version i përditësuar i teknologjise LCD ( LCD- Liquid Crystal Display gjendet në modelet e tjera të iPhone-it përvec Iphone: X, XS dhe XS Max). Inxhinieria inovative që është përdorur në Liquid Retina mundëson “shtrirjen” e ekranit në cepat e telefonit. Rezolucioni padyshim është shumë i lartë.

Super Retina XDR nga ana tjetër përdor teknologjinë organike të diodës që lëshon dritë (OLED). Normalisht që avancimet që I janë bërë OLED janë të papara dhe kanë mundësuar përvojë të jashtëzakonshme shikimi në standartet e iPhone.

Normalisht pjesët për “Super Retina XDR” display janë më të kushtueshme se ato te “Liquid Retina display”. Pse? Sepse ,për ta përmbledhur Super Retina XDR siguron: Kontrast dhe shkëlqim te lartë, saktësi të shkëlqyer ngjyrash dhe mbështetje të gjerë në industrinë e smartphone-ve.

Liquid-retina-screen-vs-super-retina-xdr
iPhone 11 Pro VS iPhone 12 Pro Max 5

Lidhjet në rrjet.

iPhone 11 Pro përdor standartin e lidhjes në rrjet 4G, ndërsa iPhone 12 Pro Max përdor 5G.

Ndryshimi? Spektri që përdor 5G është I ndryshëm nga ai 4G LTE. Ky ndryshim ka mundësuar: Lidhje më të forta, Lidhje më të shpejta , kapacitet më të gjerë (shmanget “trafiku”) dhe vonesë deri në 1ms.

Pra, Me 5G, rrjetet mund të lëvizin sasi të mëdha të dhënash në mënyrë më efikase sesa me 4G. Shiko më poshtë për mundësitë që ofron 5G.

  • Shikim dhe shkarkim me i shpejte i filmave ne rezolucion me te larte.
  • Më shumë pajisje të lidhura me një sinjal më të shpejtë edhe në “ngarkesë” rrjeti.
  • Responsive-itet i shpejtë gjatë aktiviteteve që kërkojnë të dhëna.
  • Formohen lidhje të besueshme që lejojnë transmetimin e përmbajtjes nga pothuajse kudo.

Kamera

“Wide” dhe “Ultra Wide” janë të pranishme në të dy iPhone-ët. Por iPhone 12 Pro Max përfshin dhe lentet “Telephoto”( Mundëson zmadhimin deri në 2.5x, me një kusht. Fotografitë vinë me nivel drite më të ulët).

Gjithashtu, iPhone 12 Pro Max ka dhe “Dolby Vision HDR video recording”. (HDR – High Dynamic Range) Pse është kaq e rëndësishme? Informacioni rreth një skene, me shumëllojshmëri ngjyrash , detaje duke përfshirë dhe hijet regjistrohet si asnjëherë me parë. Përfundmi! Videot e krijuara kanë nivelin e kinemave.

  • Zmadhimi Optik (Optical Zoom Range)

Zmadhimi optik me pak fjalë përdor lentet për të kapur një imazh close-up , kështu që fotografitë e marra me to mbeten të qarta dhe me kualitet. Ndryshimi ?

iPhone 11 Pro e ka rrezen e zmadhimit optik 2x ndërsa iPhone 12 Pro Max e ka atë 5x. Sdo mend, sa më i madh numri i rrezes optike të zmadhimit aq më mire, close-up me të njëjtën cilësi por me një rreze më të madhe!

  • Sensori/skaneri LIDAR që lejon foksuimin 6 herë më të shpejtë në skena me dritë të ulët si në foto dhe video ndodhet vetëm tek iPhone 12 Pro Max-i. Gjithashtu mundëson aktivizimin e “Night portrait modes”. Apple ka synuar mundësine e krijimit të një ekekti të bukur “bokeh” ( termi bokeh shpjegohet më poshtë) në dritë të ulët.

Bokeh- Termi “bokeh” është një fjalë japoneze që do të thotë “turbullirë” dhe përdoret për të përshkruar zonat jashtë fokusi të një fotoje. Efekti është më i dukshëm në fotot me shndritje të vogla. Kjo lejon të shkrijhen rrëmujat shpërqendruese, tërheq vëmendjen në pjesët e rëndësishme të fotos dhe transformon detajet e panevojshme në ngjyra dhe tonalitete të bukura e të buta.

Iphone 12 Pro Max camera
iPhone 11 Pro VS iPhone 12 Pro Max 6

Çipi Bionik

Çipi Bionik ka në përbërjen e tij, katër bërthama me efikasitet të lartë dhe dy bërthama me performancë të lartë. ( four high-efficiency and two high-performance cores. ) Për të kursyer jetëgjatësinë e baterisë, shumicën e kohës përdoren bërthamat e efikasitetit. Megjithatë, kur aktivizohen detyra të rënda të procesit, si riprodhimi i videos, përdoren bërthamat e performancës së nivelit të lartë.

1Iphone 11 Pro ka një çip bionic A13 ndërsa iPhone 12 Pro Max ka një çip bionic A14. Ndryshimi I vetëm qëndron tek procesori nervor , ku në iPhone 11 Pro ka 8 bërthama ndërsa tek iPhone 12 Pro Max ka 16 Bërthama. Procesori nervor me 16 bërthama është i aftë për 11 trilion operacione në sekondë për performancë deri në 15 herë më të shpejtë të “machine learning” në krahasim me gjeneratën e mëparshme.

Bateria

11 pro – 17 orë video playback.

12 pro max – 20 orë video playback.

Konfuzuese? Përsa i përket baterisë, metodë për matjen e jetëgjatësisë së tyre janë orët e videos që mund të shikoni para se telefoni të duhet të karikohet sërish. Pra sic është shkruar më sipër Për iPhone 11 Pro koha totale para e përdorimit duke parë video është deri në 17 orë e më pas duhet çuar në karikim, ndërsa për 12 Pro Max kjo kohë është deri në 20 orë. Pra me një diferencë prej 3 orësh.

A14 bionic chip
iPhone 11 Pro VS iPhone 12 Pro Max 7

Face ID

Face ID nuk ka asnjë ndryshim mes të dy telefonave. Si iPhone 11 Pro dhe 12 Pro Max përdorin të njëjtën teknologji për krjimin dhe funksionimin e face-ID.

Materiali

Materiali që përdoret për pjesën e përparme dhe prapme për dy telefonat janë më poshtë.

iPhone 11 Pro ka xham si para dhe mbrapa (tipi:” Gorilla Glass”). Ndërsa iPhone 12 Pro Max ka mburojë qeramike të përparme dhe xham mbrapa (materiali: çelik inox).

Rezistenca e telefonit nga uji në thellësi

Një test tjetër që ju bëhën telefonave është thellësia maksimale për të cilën telefoni mund të zgjas 30 minuta pa hasur probleme.

Iphone 11 Pro mund të durojë 30 minuta në thellësinë 2 metra ndërsa iPhone 12 Pro Max mund të durojë po 30 minuta , por në thellësinë 6 metra. Pra me një diferencë prej 4 metrash.

Karikuesit

Përsa i përket Iphone 11 Pro , nuk mund të përdorë karikues wireless. Ndryshe nga iPhone 11 Pro, 12 Pro Max mund të përdorë karikuesi wireless si dhe aksesorë MagSafe. Për këtë të fundit nuk e dimë nëse është një avantazh i vlefshëm duke pasur parasysh që aksesorër MagSafe mund të jenë të dëmshme për telefonin, kryesisht për baterinë.

Iphone waterproof
iPhone 11 Pro VS iPhone 12 Pro Max 8

Çmimi

Duke qënë se janë dy telefona të cilësisë së lartë, normalisht dhe çmimi do të jetë në një nivel tëafërt me karakteristikat që përmbajnë.

Iphone 11 Pro në dyqanin tonë kushton deri ne 65,000 Lekë. Ndërsa Iphone 12 Pro Max kushton deri në 110 000Lekë. Diferencë prej 45000 Lekësh.

Gjendja: Të përdorur.

A ishin ndihmuese ndryshimet që lexove? A ja vlen të kalosh nga iPhone 11 Pro ne 12 Pro Max? Nëse ke një gjenratë më të vjetër të iPhone-it…:

Cili do të pëlqente të ishte se mund të jetë smartphone-i yt i ardhshëm?

Dhe më e rëndësishmja..

Cili mendon se mund të jetë telefoni yt i ardhshëm?

A ishte telefoni që doje të blije i përshtashmi për ty?

Mendoj se gjatë leximit të blog-ut arrite ti ktheje përgjigje pa pike ngurrimi këtyre pyetjeve.

Me shume postime nga ne

Fillo bisedën
Të duhet ndihmë?
Përshëndetje, si mund të të ndihmoj?