Nëse të pëlqejnë telefonat dhe do të informohesh më shumë rreth tyre lexo më poshtë.
Jo vërtet, janë të pabesueshme. S’është sekret që telefonat janë pjesë e pandarë e jona në përditshmëri. I përdorim për të komunikuar me të dashurit tanë. Për ti bërë me miliona foto qenushëve të vegjël dhe të lezetshëm. Për të ndjekur të rejat më të fundit në rrjetet sociale. Edhe për të organizuar ditën. Madje, mund ta përdorësh për t’u argëtuar gjatë kohës në tualet. Me pak fjalë telefoni yt është dhe e përdor ku të duash. Meqë jemi kaq të lidhur me telefonat tanë, gjynah të mos dimë nja ca fakte apo jo.
Ne kemi mbeldhur faktet më komike dhe të çuditshme që mund të gjenim për telefonat – që mesa duket jemi varur të gjithë me kaq dashamirësi dhe me vullnet të plotë.
- A e dije se telefoni parë kushtoi rreth 2500£
Telefonat celular nuk janë shpikur tani. Telefoni i parë u shit në 1983. Martin Cooper, një zotëri i sjellshëm dhe i dashur që ndodhet në foton më sipër ishte personi që e shpiku. Në fakt ai telefon në princip nuk ishte asgjë më shumë se diçka e lirë.
Ne jemi të rrethuar nga pajisjet më të fundit, kështu që ne e dimë shumë mirë kur diçka është e shtrenjtë. Besoni apo jo, celulari i parë kushtoi rreth 4000 dollarë (ose 2500 £). Apo më mirë të themi, 339545.00 Lekë. Nëse e sheh tani, me shumë mundësi do mendosh: “Kjo gjëja këtu është shitur 4000 dolarë” por në atë kohë telefoni ishte një nga teknologjitë më të papara. Epo ja ku ishte nje super fakt për ty. Bëhu gati se fakti I rradhës do të të trondis.
- Telefonat janë më të pisët se pjesët e tualetit
Ky fakt mund të ta shpif fare. Imagjino të mbash të ngjitur në dorën tënde çdo dië një burim mikrobesh më të fuqishëm se tualeti që pastron me kujdes disa here në ditë. Ndoshta mund të duhet të kujdesesh pak më shumë për të. Sidomos nëse ke zakon të përdorësh telefonin edhe ndërkoh që ha ushqim.
Telefonat janë me ne gjatë gjithë kohës… që do të thotë se i mbledhin mirë e mirë mikrobet gjatë rrugës. Vjen në shtëpi dhe lan duart edhe pastaj kap prap telefonin me dorë. Fatkeqësisht duart e tua janë akoma të ndotura nga prania mikrobeve që ndodheshin në celular. “E sa pis mund të jetë një telefon gjithësesi? ” Një telefon I përdorur mbledh rreth 18 lloje bakteresh më shumë se sedilja e tualetit. Një fakt për ta pasur parasysh herën tjetër në tualet.
Kujtohu! Pastroje telefonin rregullisht dhe në një mënyrë të sigurt. Mbaje telefonin të pastër vazhdimisht. Mos mbaj ngjitur pas dorës tënde 18 lloje bakteresh më shumë se sedilja e tualetit.
- Celulari juaj është më i fuqishëm se një anije kozmike.
Besoj se dhe ti, sa herë kërkon të blesh një telefon të ri dëgjon informacione për çipat dhe procesorët që ndodhen në të. Dhe jo më kot. Edhe nëse s’ke shumë njohuri, një ide e mirë është që para se të blesh një telefon të interesohesh për parametrat e tij. Edhe pse në ditët e sotme të gjithë telefonat po pajisen mjaftueshëm mirë për të pasur një performancë të shkëlqyer.
Kujtojmë A15 Bionic nga Apple që na la gojë hapur me fuqinë e paparë që i jep telefonit. Ndërkohë që bën një përmirësim mjaft të dukshëm në foto dhe jetëgjatësinë e baterisë. Dhe Android nuk mbetet pas. Gjithmonë e gjen një mënyrë që ti bëjë procesorët më të fuqishëm.
Por a e di se një telefon mesatar i ditëve të sotme ka më shumë fuqi se kompjuterat e përdorur për uljen në hënë të Apollo 11 sipas NASA-s. Mbaje mend këtë. Dhe herën tjetër që takon një mik thuaj: “A e dije që telefoni yt është më i fuqishëm se një anije kozmike”. Ndoshta reagimi mund të jetë mjaft interesat dhe iniciator i një bisede të këndshme.
- Apple një herë shiti 340 000 iPhone në një ditë.
iPhone-at janë telefonat më të përdorur nga shumica e popullsisë. Vetë iPhone 13 është në krye të listës të 10 telefonave që njerëzit duan më shumë që nga lëshimi i tij. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që ata nuk janë bërë të famshëm kohët e fundit. Në 2012 shitjet e iPhone-it nuk kishin të krahasuar. Bombastike fare. Apple shiti në një ditë të vetme 340 000 iPhone. Si çdo shqiptar tjetër po mendon edhe ti besoj – “Kushedi sa lekë ka fituar?” Epo le të themi që i futi 125 miljon euro në xhep për atë vit! Gati për faktin tjetër?
- Shkencëtarët mund të karikojnë telefonat duke përdorur urinë
Bear Gryll ka thënë plot histori të çuditshme por edhe të mrekullueshme për urinën – megjithatë në këtë rast nuk do të të sugjerohet asgjë e ngjashme me “duhet të pish urinën tënde…”
Shkencëtarët kanë zhvilluar një mëyrë të të karikuarit të telefonit duke përdorur urinën. U habite? Nuk ke faj. Dhe ne u habitëm. Studjuesit besojnë që në të ardhmen e karikimit mund të përfshijë përdorimin e tualeteve “smart” që të fitojnë dhe ruajnë energji. Disa prova janë bërë. Rezultatet kanë dalë më tepër se pozitive. Mos ndoshta kjo është përgjigja për këtë krizë energjitike. Na mbetet vetëm të shikojmë me kalimin e kohës.
- Telefoni i parë peshonte rreth 1.2 kilogram
Telefonat tani peshojnë rreth 200 gram. Ndërsa modelet e reja po bëhen gjithnjë e më të lehta. Megjitatë telefoni i parë peshonte rreth 1.2 kilogram. Nëse nuk mund ta përfytyrosh, 1.2 kilogram, është pothuajse e njëjtj me peshën e tosterit të shfaqur në foton më sipër.
Epo besoj se maksimumi një javë do ta mbaje kudo me vete nga qejfi telefoni të ri. Imagjino të mbash me vete një telefon me peshën e një tosteri në xhep – do të të duhej të rrisje konsiderueshëm peshën turpore me palestër. Më mirë e lë në një cep në zyrë apo shtëpi dhe e përdor kur lind nevoja.
- Frika e të qënit pa telefon është reale.
Kur celularët tanë prishen, humbasin apo gabimisht I vendosim diku dhe nuk i gjejmë për pak kohë ndihemi të humbur. Të ka ndodhur dhe ty ndoshta. Kur vë dorën në xhep dhe se ndjen telefonin të kap një si gjendje ankthi. Fakti i rradhës është se në të vërtetë është provuar dhe ekziston frika e të qënit pa celular.
Ky fenomen quhet nomofobia. Termi është një kombinim i fjalëve ‘no mobile phobia’ pra fobia e të qënit pa telefon dhe le ta pranojmë që të gjithë e kemi provuar atë frikë. Disa më shumë disa më pak. Po ti, a mendon se vuan nga nomofobia?
- Nokia e ‘dashuronte’ Kodin Mors
Cila është gjëja e parë që të vjen në mendje kur dëgjon Nokia. Automatikisht të kujtohet loja Snake, ekrani në ngjyë portokalli të fortë dhe sigurisht, e paharrueshmja. Zilja e telefonit të Nokias.
Por a e di se zilja e Nokia-s në të vërtetë është SMS në kodin Morse.
- A po bie vërtetë telefoni?
Sa herë të ka ndodhur të ndiesh sikur po të bie telefoni, por realisht nuk po ndodh. Shumë prej nesh kontrollon telefonin instiktivisht. Ngjan sikur po sigurohesh se nuk je çmendur po dikush tjetër ndodhet pas telefonit tënd.
Dhe për këtë ka një term specifikik. Ringxiety që në fakt është një fenomen I vërtetë psikoakustik. Ky fenomen të jep ndjesinë dhe sigurinë se e dëgjon zilen e telefonit kur nuk po tingëllon realisht. Normalisht që ndonjëherë thjesht ndodh se dëgjove diçka të ngjashme me zilen e telefonit. Por nëse është rast I përsëritur mund të duhet të kontrollosh nëse vuan nga Ringxiety.
- Steve Jobs punonte me një rutinë.
Ne po flasim për telefona celular nuk po zbulojmë një fakt sekret për karrierën dytësore të Steve Jobs – ai nuk është një balerin me sa dimë ne apo jo?
Po flasim për faktin se Jobs prezantoi iPhone-in e parë në 9:41 të mëngjesit në vitin 2007.
Më pas, gati çdo reklamë për iPhone të Apple shfaqet në orën 9:41 të mëngjesit. Nuk dimë për ty, por na duket jashtëzakonisht mbresëlënëse. A mos është thjesht një strategji apo Steve beson se ora 9:41 është fatsjellëse?
Nuk gjejmë shpesh kohë të ulemi dhe të mendojmë se për çfarë janë të mirë celularët tanë jashtë rrjeteve sociale dhe telefonatave. Kur e merr telefonin në dorë për herë të parë ke dëshirë të ekspolorosh sa më shumë lojra dhe aplikacione. Ndoshta nuk të ka shkuar kurrë mendja për telefonin e parë apo të krahasosh fuqinë e tij me një anije kozmike. Cili prej 10 fakteve që lexove më sipër të bëri më shumë përshtypje?
Këto 10 fakte për telefonin celular janë të çuditshme dhe të mrekullueshme – dhe sigurisht që është mirë t’i dish. Nëse të lexuarit për fakte mbi telefonat të ka bërë kureshtar mbi telefonat e fundit, po mendon të blesh një telefon të ri epik apo celularin tënd të parë me kualitet je me fat.
Në BSS kemi një numër të pabesueshëm ofertash për telefonat më të kërkuar të momentit. Madje dhe do të mundësojmë blerjen me këste.
BSS – Buy Smart Store.