Pse ta limitosh kohën tende per te blere nje telefon kur mund ta blesh ne cdo kohë…
24/7 në dispozicionin tuaj
Të blesh një telefon të ri është emocionuese. Por mund të jetë gjithashtu e lodhshme dhe stresuese. Të duhet të mendosh një mënyrë që paratë e tua- pa pasur rëndësi sasia – të investohen sa më mirë të jetë e mundur.
Investimi I parave s’do mend që kërkon një fazë kërkimi (research-i). Ti si do ta bësh kërkimin?
Epo dy zgjedhje ke:
E para
Duke shkuar dyqan më dyqan në pikë të vapës. Duke takuar gjithësecilin nga ata zotërinjtë e sjellshëm dhe duke i pyetur për secilën markë me rradhë. Pastaj pasi ke pyetur mjaftueshëm për markat i kërkon çmimet dhe karakteristikat për cdo telefon të asaj marke. Dëgjon çmimet po fatkeqësisht nuk të futet asgjë në mendje. Ke pyetur për aq shumë telefona sa tani çdo fjalë të duket boshe dhe pa kuptim. Apo e thënë më drejtëpërdrejtë.. të hy në njërin vesh dhe të del nga tjetri. Ke vetëm diçka në mendje. Ky zotëria buzëqeshur që ka dy orë që merret me mua po pret që unë të marr një vendim…
Tani me duart që të djerësijnë, shef herë telefonat dhe herë kuletën ku ke lekët? Përfundmi..
Epo prapë dy rrugë ke.
Rruga #1
E përshëndet shitësin me një buzëqeshje të sinqertë dhe të sikletosur dhe i thua: Shumë faleminderit, Unë do t’i shoh dhe njëherë mundësitë dhe mund të vi një ditë tjetër. Pastaj del nga dera sikur shpëtove dhe merr njëherë frymë për të proçesuar gjithë informacionin që more brenda asaj kohe në dyqan. Shkon në shtëpi dhe përfundimi cili ishte? Më lër të ta them troç: HUMBJE KOHE.
Rruga #2
I thua shitësit: Mi thuaj dhe njëherë të dhënat për këtë telefon? Shitësi fillon I thotë dhe ti e dëgjon po sytë të rrinë dhe tek ai telefoni tjetër. Je gati t’i kërkosh sërish informacion dhe për tjetrin por pa kuptuar instiktivisht i thua: Në rregull po marr këtë.
Ndërkoh që shitësi merr kohën e tij të bej gati telefonin ti, ashtu kot fillon i hedh syt vërdallë dhe thua: A bëra mirë që zgjodha këtë telefon?..
Dhe ja, telefonin e ke gati.
-Ta gëzosh! – thot shitësi dhe ta jep qesen në dore. Ti buzëqesh dhe e merr qesen duke përshëndetur e del përjasht. E sheh dhe njëherë qesen te dera disi i kënaqur e disi konfuz për zgjedhjen që bëre…
E dyta
Ulur në shtëpi, para kompjuterit apo telefonit tënd, i relakusuar shef me vëmëndje çdo markë, çdo telefon. Arrin të ndash shumë thjeshtë telefonat që të përshtaten dhe ato që nuk i konsideron për të blerë. Mund të mbash dhe shënim nëse ke nevojë. Apo të kërkosh mendimin e të gjithe miqve dhe të afërmve, pse jo? Sdo kesh njeri në kokë që të sheh çuditshëm. S’je në siklet as në pozitë të vështirë.
Nuk po e ndan dot mendje.. Lëre telefonin apo kompjmuterin dhe shko merru me diçka tjetër. Nuk ke pse justifikohesh tek askush për kohën që po merr. Pastaj kthehu më i kthjelluar dhe shiko më me kujdes.
Cila mendon ti se është mënyra më e mirë për të bërë kërkimet e tua?
S’besoj se mori shumë kohë kthimi përgjigjes. Vetëm nëse je i apasionaur pas vajtjes në dyqane mund të përgjigjesh ndryshe. E kush do të ndihet I vëzhguar gjatë kohës që merr një vendim?
Çfarë tjetër kërkon ti kur blen një telefon? Mos vallë është opinioni i njerëzve që kanë po të njëjtin telefon. Sado mirë t’i njohim karakteristikat e një telefoni besoj se edhe ti si te gjithë do të dish si është ta përdorësh këtë telefon në përditshmëri. Po, ai zotëria në dyqan do të na e thotë pakashum nga njohuritë që ka. Por mundësia që ai të ketë të njëjtin telefon ështe goaxha e ulët.
Këtu na duhet blerja online. Mund të gjesh pafund komente nga njerëz që kanë të njëjtin telefon që tregojnë sinqerisht se cilat janë avantazhet që kanë ardhur nga përdorimi I telefonit në përditshmëri. Dhe cilat janë gjërat që atyre nuk I pëlqejnë. Ku I dihet mund të keni dhe pikëpamje të njëjta. A mund ti besoni? Pse jo? Pse duhet të genjejnë ata për diçka të tillë?
E kjo do të të ndihmojë akoma më shumë të zgjedhësh telefonin e duhur. Motoja jonë është: Shiko mes qindra telefonave qe te zgjedhesh ate qe te pershtatet ty!
Por ka njerëz që thonë: Kërkimet duhet ti bëj online patjetër por blerjeonline? Asnjëherë! Wshtë shumë e rrezikshme. Dhe e di çfarë? Kanë të drejte. Blerjet online janë të rrezikshme. Normal që janë të rrezikshme, kur blen në lloj lloj faqesh që nuk japin asnjë lloj garancie. Blerja nga çdo individ që ka një platformë online, ku s’mund ti kontaktosh në asnjë lloj forme sështe ide e zgjuar.
Ama nëse ti je i sigurt për dyqanin nga i cili po blen produktin, nuk ka vend për rrezik. Fundja të njëjtin produkt do marrësh. Ndryshimi i vetëm është se nuk do shkosh tek dyqani. Por do jesh në shtëpi, duke parë televizor, duke gatuar apo duke bërë ndonjë punë kur të dëgjosh zilen apo të trokiturën në derë. Do lësh për një minutë gjënë që po bëje dhe do hapësh derën. Telefoni yt I ri erdhi dhe trokiti në derën tënde. Postieri do të të dorëzoje pakon. Jo një telefon çfarëdo, por ai që ti zgjodhe me kujdes pasi shqyrtove çdo mundësi tjetër. Mezi po pret ta hapësh. Në fillim ndihet pak çuditshëm në dorën tënde. E shef para mbrapa… Prek touch-in akoma pa e ndezur, thua se po e ledhaton për të parë sa i butë ndihet dhe si rrëshket dora jote mbi të… ( pastaj telefoni është i yti, e di ti se çbën me të! ). Sa e thjesht apo jo?
Pa mundim fare. Me disa shtypje butonas nga shtëpia jote.
Por gjithësesi kjo mbetet një zgjedhje personale. Je skeptik? Një ide e zgjuar në këtë rast do të ishte që pjesën e kërkimit ta bëjë online. Para se të marrësh vendimin kontakto direkt dyqanin me anë të numrit të telefonit. Pyete shitësin për çdo paqartësi. Me siguri që ai do të jetë më se i kënaqur dhe i zellshëm të të kthejë përgjigje. Fundja pyetjet pas kërkimi janë shumë specifike dhe të mirëorientuara.
Nëse bindesh me përgjigjet që merr në telefon, shumë mirë. Nëse jo? Epo askush nuk të pengon të shkosh ta shohësh telefonin. Ta prekësh dhe ta shohësh dhe njëherë me sy kritik para se ta blesh. Sido që të jetë. Tani je më I orientuar. E di se ça do dhe do e marrësh shumë thjeshtë. Kur të presësh shitësin të bëjë gati pakon, nuk do I hedhësh më sytë me kureshtje nga telefonat e tjerë. Do shohësh ngultasi dhe me padurim telefonin tënd të bëhet gati dhe të të dorëzohet. Do dalësh nga dyqani I qetë dhe I sigurt. E ku ka më mirë!
Nuk mund të flas me siguri për dyqanet e tjera, por në BSS do të keni gjithnjë mbështjetjen dhe mirëkuptimin tonë. Një klient i kënaqur e bën dhe më të sukseshme punën tonë. Ne premtojmë se ty si klient i yni do të të jepet informacioni dhe shërbimi në formën më profesionale të mundshme. Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni në çdo kohë.
S’ka asnjë arsye për të limituar kohën tënde. Bli në mënyrën e duhur dhe nuk do të ndjesh lodhje por kënaqësi ndërkohë që blen smatphone-in tënd të ri.
Rikujtesë e përmbledhur e artikullit që lexuat më sipër.
Pse disa ngurrojnë të blejnë online?
- Kanë frikë se mos mashtrohen.
- Mendojnë se është e rrezikshme.
- E shijojnë daljen për të blerë në dyqane.
Pse ta blesh smartphone-in tend online?
- Ke një mundësi zgjedhjeje më të gjerë.
- Variacion më I gjerë brand-esh.
- Informoheni në mënyrë perfekte për çdo detaj.
- Gjeni lehtësisht produktin që ju nevojitet.
- Produkti ju troket në derën e shtëpisë.
- Kurseni kohë.
- Mund të blini në cdo moment , kur të doni ju.
- Shmang qëndrat tregtare apo pritjen në rradhë në dyqane.
Ku ta blesh smartphone-in tënd?
- Në faqë që ju ofrojnë sinqeritet.
- Në faqe që ju ofrojnë garanci.
- Në faqe që mund ti kontaktoni dhe në forma të tjera përveç mesazheve. Si përshembull:
- Në telefon
- Në dyqan fizik.
- Nëse këni ndonjë të njohur që ka blerë dhe ju siguron për kualitetin akoma më mirë.
Çfarë sugjerojmë ne?
Bli me zgjuarsi – Bli ne BSS Buy Smart Store!
Po mendon që në një të ardhme të afërt të blesh telefon?
Epo mos ngurro. Je në vendin e duhur. Shtyp thjesht një buton dhe fillo fazën e kërkimit. Mos e lër zgjedhjen e telefonit tënd të ri për në minutë të fundit. Hyr dhe shiko mes qindra telefonave tanë se kush është I duhur për ty. Mund të habitesh sa e vlefshme është faza e kërkimit në blerjen e telefonit tënd ideal.
Pastaj për mënyrën e blerjes përfundimtare, e di vetë ti se ç’është më e mira për ty.
Kërkim të këndshëm!